Trudeau: Çmimi i drejtësisë nuk mund të jetë vuajtja e përhershme e të gjithë civilëve palestinezë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, shprehu shqetësim të thellë të mërkurën për efektin e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Ai tha se vuajtjet e civilëve palestinezë nuk mund të jenë një çmim i pranueshëm për drejtësinë.

“Sigurisht se ne vazhdojmë të dënojmë pa mëdyshje terrorizmin e urryer të Hamasit dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por çmimi i drejtësisë nuk mund të jetë vuajtja e përhershme e të gjithë civilëve palestinezë. Jemi thellësisht të shqetësuar për ndikimin katastrofik në popullatën e Gazës, veçanërisht fëmijët, prandaj bëjmë thirrje që ndihmat humanitare, uji dhe karburanti të mbërrijnë në Gaza”, u tha Trudeau gazetarëve në Otava.

Trudeau shtoi se Kanadaja është e angazhuar për lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi dhe ofrimin e ndihmës, ndërsa u bëri thirrje kanadezëve dhe familjeve të tyre që të largohen të sigurt nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë prej 26 ditësh, janë vrarë 8.796 palestinezë. Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se në numrin e përgjithshëm të viktimave 3.648 janë fëmijë dhe 2.290 gra, kurse 22.219 janë të plagosur. Në të njëjtën kohë janë vrarë 1.538 izraelitë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme