Trudeau pas takimit me Osmanin: Kanadaja do të vazhdojë të lobojë për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, është takuar të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet aktuale globale.

Trudeau e falënderoi Osmanin për pjesëmarrjen e saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax si dhe për ndarjen e Medaljes Ushtarake Presidenciale ndaj Forcave të Armatosura Kanadeze për shërbimin e tyre më shumë se dy dekada në Kosovë.

Në njoftimin e Zyrës së Trudeau thuhet se ai e rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm të Kanadasë për Kosovën dhe mbështetjen për integrimin e saj të plotë euroatlantik.

“Ai tregoi se Kanadaja vazhdon të lobojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.

Osmani e falënderoi Kanadanë për qëndrimin e saj dhe shprehu shpresën për të ardhmen e Kosovës. Të dy liderët diskutuan prioritetet e tyre të përbashkëta, duke përfshirë fuqizimin e grave, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, si dhe respektin për diversitetin, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Tutje, thuhet se Osmani ka folur për reformat e brendshme në Kosovë, duke theksuar iniciativat kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike si prioritetet e saj kryesore.

Të dy krerët ranë dakord të eksplorojnë mundësi ekonomike reciproke të dobishme ndërsa të dy vendet punojnë për të krijuar ekonomi të gjelbra.

Trudeau dhe Osmani folën për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor që aktualisht dhe shkëmbyen mendime për zgjidhjen e tensioneve përmes dialogut dhe bashkëpunimit strategjik”, thuhet në njoftim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme