Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur në Izrael tek po vazhdon udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.
Ai fluturoi në Izrael nga Arabia Saudite, një aleat kyç i SHBA-ve, ku dha një fjalim për liderët arabë dhe myslimanë tek një samit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Trump do të mbajë bisedime me liderët izraelitë dhe palestinezë gjatë qëndrimit të tij dy ditor.
Presidenti e ka quajtur “më të mirën të mundshme” marrëveshjen e paqes Izrael-Palestinë, por ka qenë i paqartë sa i përket formës që duhet ta marrë.
Ai ka thënë se preferon që t’ua lë të dyja palëve që të vendosin mes vete në bisedimet direkte.
Në arritjen e tij në Tel Aviv, Trump tha se shpreson që SHBA-të dhe Izraeli mudn të punojnë bashkë në një epokë të “harmonisë, prosperiteti dhe paqes.