Trump dhe Clinton, pas duelit shkëmbejnë batuta

E premte, 21 Tetor 2016  –  Sakte.net

Pasi lanë pas krahëve debatin e fundit televiziv mes tyre, që u dominuar nga një retorike e hidhur Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë vazhduar ta sulmojnë njëri-tjetrin në një darkë bamirësie në Nju Jork, por këtë herë me humor.

Në darkën vjetor që nderon ish-guvernatorin e Nju Jorkut Al Smith, politikane nga i gjithë vendi inkurajohen të ulen krah kundërshtarëve të tyre, duke kritikuar me shaka njëri-tjetrin. Edhe pse u përpoqën të linin menjanë mosmarrëveshjet për pak orë, u duk tepër e vështirë, me kandidatët që nuk humbin rast për të shpotitur rivalin lidhur me çështje të ndjeshme të fushatës. Autoironia, që tradicionalisht ka dominuar mbrëmjen thuajse mungoi plotësisht dhe këtë Trumpi e paralajmëroi që prej fillimit.

“E dini, thonë se kur merr pjesë në këto lloje aktivitetesh është mirë ta nisësh me një batutë autoironike. Disa mendojnë se për mua do të ishte e vështirë, por e vërteta është se unë jam një person shumë modest. Ne fakt modësita është ndoshta cilësia ime më e mirë”, tha Trump.

Më pas, ai tha se nëse Clinton do të fitonte zgjedhjet i kishte premtuar një rol në administratë, ambasador i SHBA në Irak ose Afganistan. Më takon mua të zgjedh, pohoi ai. Por batuta që ngjalli më shumë të qeshura ishte kur ju referua ngjashmërisë së fjalimit që bashkëshortja e tij Melania mbajti në konventën republikane, me atë që Zonja e Parë Michelle Obama kishte mbajtur në 2008-n.

“Media këtë vit është më e njëaneshme se kurrë më parë. Doni një provë. Michelle Obama mban një fjalim dhe të gjithë e duan. Melania mban po të njëjtin fjalim dhe e sulmojnë. Nuk e kuptoj pse”, tha Trump.

Ai ironizoi me fjalimet e mirëpaguara të Clinton-it dhe hetimin e FBI-së për skandalin e email-eve, por u fërshëllye kur tha se demokratja i urrente katoliket. Kjo ishte hera e parë që darka rezulton me thirrje pakënaqësie. Ndërsa kandidatja demokrate Hilary Clinton tha në nisje të fjalës së saj, se aktiviteti ishte aq i rëndësishëm sa kishte hequr dorë nga programi rigoroz i gjumit.

“Kjo ishte një ngjarje aq e veçantë sa vendosa të anuloj programin rigoroz të gjumit, që siç mund të keni dëgjuar është një trajtim shumë i mirë. Unë karikohem shumë në këtë mënyrë, për fjalime si ky”, tha Clinton.

Një tjetër batutë e saj ishte: “Ose do të keni presidenten e parë grua, pse të parin president që nisi një luftë në Tëitter me Cher”.

Ndryshe nga dueli televiziv, mbrëmja përfundoi me një shtrëngim duarsh mes 2 kundërshtarëve, të ndërmjetësuar nga kardinali Dolan.

/ Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme