Gjiganti teknologjik ‘Apple’ ka filluar të shqyrtojë mundësitë që të hapë fabrika prodhuese për ‘iPhone’ në Amerikë.
Telefonat e mençur ‘iPhone’ janë brendi më i përdorur në botë dhe që nga lansimi i parë në treg, kërkesa për ta vetëm sa ka shkuar duke u rritur.
Por për ata që nuk janë në dijeni, këto pajisje prodhohen në fabrikat e licencuara të Kinës dhe jo në Amerikë, transmeton ORAinfo.
Dhe ky fakt është shikuar me shqetësim nga presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Ai ka thënë se nuk është i kënaqur që ‘Apple’ prodhon produktet e tij në Kinë e jo në Amerikë.
E kjo kompani tani po i rimendon mundësitë që të bëjë tërë punën brenda kufijve amerikanë për shkak se Trump ka deklaruar se do të ulë tarifat për prodhimet e importuara për 35%, që për ‘Apple’ do të ishte një humbje e madhe.
Ende nuk është zyrtarizuar asgjë edhe pse shanset janë të mëdha që kjo të ndodhë.