Trump: Do ta ndërtoj murin me Meksikën

Donald Trump ka thënë se një ditë e madhe po e pret sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, përfshirë lajmërimin se do të ndërtojë një mur në mes SHBA-së dhe Meksikës.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, pritet që të nënshkruajë disa urdhra të ri ekzekutiv, lidhur me emigrimin dhe sigurinë kufitare.

Këto urdhra pritet që të jenë ekstreme për njerëzit që vijnë nga vendet myslimane në Lindje të Mesme dhe Afrikë.

“Ditë e madhe po vjen për sigurinë kombëtare të Amerikës. Në mesin e shumë gjërave, do të ndërtojmë edhe murin”, ka thënë Trump, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ndërtimi i murit prej 2000 miljes në kufirin meksikan, ishte njëri ndër propozimet kryesore gjatë kampanjës së tij elektorale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme