Presidenti amerikan, Donald Trump do e nominojë ish pjesëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Heather Wilson për Sekretare të Forcës Ajrore amerikane, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.
Wilson, e diplomuar në Akademinë amerikane të Forcave Ajrore, ka qenë presidente e Shkollës së Dakotës Jugore për Mina dhe Teknologji prej vitit 2013, thuhet më tej në njoftimin e presidencës amerikane, transmeton Rel.
“Heather Wilson do të jetë një sekretare e jashtëzakonshme e Forcës Ajrore”, citohet të ketë thënë Trump në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.