Trump emëron ambasadorin e ri në Londër

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi dje se do të emëronte zyrtarisht ambasador në Britaninë e Madhe mbledhësin e fondeve republikane dhe pronarin e ekipit të ragbisë, Woody Johnson.

 

Vendimi ishte pritur që prej muajit janar, kur presidenti i zgjedhur në nëntor kishte njoftuar qëllimin e tij për të emëruar Johnson si ambasador tek aleati më i afërt evropian i Uashingtonit gjatë një dreke me të zgjedhur republikanë të Kongresit dhe anëtarët e rinj të qeverisë.

Woody Johnson, 70 vjeç, është pronar i ekipit të ragbisë “New York Jets” dhe ka mbajtur për një kohë të gjatë postin e mbledhësit të fondeve për Partinë Republikane.

Vitin e kaluar, ai u emërua si bashkëlider i ekipit kombëtar për mbledhjen e fondeve për Donald Trump.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme