Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një fjalimi të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë që gazetarët po përgatiteshin për të marrë reagimin e liderit amerikan lidhur me një çështje të caktuar, një gazetare aksidentalisht e goditi me mikrofon në fytyrë shefin e Shtëpisë së Bardhë.
“E patë këtë? Ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet sonte!”, deklaroi 78-vjeçari.