Kryetari i ri i SHBA-së Donald Trump nuk do të jetë i interesuar për Ballkanin Perëndimor, ka thënë politologu gjerman Zibo Jansen, transmeton Koha.net.
Ai beson se në këtë rajon do forcohet roli i Rusisë. Në intervistën për Deutsche Welle Jansen ka thënë se mendon se Trump do të tërhiqte nga Ballkani dhe atë “do ta shpallë çështje europiane “.
“Marrë para sysh se evropianët nuk janë unikë lidhur me të, ta zëmë Kosovën s’e kanë njohur të gjithë anëtarët e BE-së, sipas mendimit tim është shumë e qartë se Rusia do të shkojë në atë drejtim dhe atje do të luajë një rol dhe ndikim shumë të fuqishëm j”, ka thënë Jansen.
Politologu ka thënë se frika e Kosovës për ndarje me siguri se ë shttë e arsyeshme.
“Shqiptarëve të Kosovës kryetari i Serbisë tërthorazi u është kërcënuar me luftë. Edhe udhëheqja e Kosovës reagoi me retorikë lufte. Shqiptarët e duan krejt Kosovën e serbët nuk duan ta njohin pavarësinë e saj dhe duan pushte të paktën në veri të saj. Aty ka shumë potencial për konflikt”, ka thënë ai.