Së fundmi autori Michael Wolff ka shkruar një libër mbi administratën e Trumpit dhe atmosferës që mbizotëronte në Shtëpinë e Bardhë, por reagimi i Trumpit ndaj librit nuk ka qenë i mirëpritur.
Miku i Trumpit Stephen Bannon njoftohet gjithashtu, duke iu referuar një takimi në ndërtesën e Trumpit gjatë fushatës presidenciale kur ai ishte takuar me zyrtarë të Rusisë ka thënë se “Ata dëshironin ta godisnin Don Juniorin si një vezë në televizionin kombëtar”.
Takimi, i cili përfshinte fëmijën më të madh të Trump, Donald Trump Jr, është duke u hetuar nga avokati special Robert Mueller si pjesë e hetimit të tij mbi marrëveshjet e mundshme midis zyrtarëve të fushatës së Trump dhe Rusisë për të fituar zgjedhjet, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.
Trump mohon fuqishëm se ka ndodhur ndonjë bashkëpunim.
Trump tha se ai nuk i kishte dhënë Wolffit qasje në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk i kishte folur atij për librin, ku Trump i kishte thënë se libri i tij është me “plot gënjeshtra, keqinterpretime dhe burime që nuk ekzistojnë”.
Ai më parë kishte thënë se Bannon, i cili u shkarkua në gusht, “kishte humbur mendjen” pasi kishte humbur një pozitë në Shtëpinë e Bardhë.
Në emisionin e tij të radios “Breitbart” të mërkurën, Bannon iu përgjigj kritikës së presidentit duke thënë se ai ishte një “njeri i madh” dhe se ai e mbështeti atë “ditë e natë”.
Pasi presidenti u takua me senatorë republikanë të enjten, një gazetar i kërkoi Trumpit nëse ish-strategët e tij e kishin tradhtuar./Periskopi/