Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nëse bisedimet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un nuk janë të frytshme, atëherë ai do të largohet nga këto bisedime
Në një konferencë të përbashkët bashkë me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, tha se duhet të vazhdohet me presionin maksimal ndaj Koresë Veriore për çarmatosjen nga armët nukleare.
Abe po qëndron në Mar-a-Lago në Florida për bisedime me Trump.
Më herët Trump tregoi se drejtori i CIA, Mike Pompeo, ka bërë një udhëtim sekret për në Korenë Veriore për t’u takuar me Kim Jong-un.