Trump niset drejt Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur drejt Evropës.
Turneu i tij do të përfshijë ndalesën në Varshavë, ku do të takojë liderë të Evropës qendrore dhe lindore.

Shtëpa e Bardhë ka thënë se Trump do t’i inkurajojë këta zyrtarë, të cilët brengosen për varësinë e vendeve të tyre nga importet e gazit rus, që të përfitojnë nga gazi natyror i SHBA-së.

Trump, të premten, do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin, në margjina të samitit të G20-ës (grupit të vendeve më të industrializuara) në Hamburg.

Takimi i tyre zhvillohet në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, përzierjes së saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe çështjeve të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme