Trump nuk e priti në takim Zaevin, vetëm e përshendeti kalimthi në koridor

Pas reagimit të publikut dhe publikimit të videos në rrjetet sociale, nga Sektori për marrëdhënie me publikun të Qeverisë sqaruan se nuk ka pasur takim të drejtepërdrejtë midis kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentin Donald Trump.

Në konferencën për shtyp, të mbajtur sot, nga ana e Sektorit për marrëdhënie me publikun të Qeverisë, thonë se ky event është në të vërtetë një takim i organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Nga Qeveria theksojnë se ajo që ndodhi ishte një formulim i gabuar, i cili ishte ndarë në rrjetin social, në faqen në Facebook, të Kryeministrit Zoran Zaev. Kryeministri Zaev ishte në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB, i shoqëruar nga ministri i jashtëm dhe ai i diasporës, Nikola Dimitrov dhe Edmond Ademi.

Nga shërbimi i shtypit qeveritar më herët ishte shpallur një njoftim se ka pasur një takim në mes të kryeministrit Zaev dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme