Trump për Erdoganin: Është miku im dhe dikush që e respektoj

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është miku i tij dhe dikush që e respekton.

Trumpi mendon se edhe Erdogani e respekton atë, transmeton AnadoluAgency.

Republikani u pyet për presidentin turk gjatë një diskutimi me gazetarët në pronën e tij në Mar-a-Lago.

Duke deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë si president shmangi luftërat, mposhti organizatën terroriste ISIS në Siri dhe tërhoqi shumicën e trupave nga vendi, Trumpi theksoi rëndësinë e Ankarasë kur u pyet për situatën aktuale.

I pyetur nëse do të tërhiqte rreth 2 mijë trupa amerikane nga Siria, Trump u shpreh: “Nuk do t’jua them këtë, sepse është pjesë e strategjisë ushtarake, por mund të them që kjo situatë lidhet me Turqinë”.

“Presidenti Erdogan është miku im dhe dikush që e respektoj. Mendoj se edhe ai më respekton mua”, ka deklaruar Trump duke treguar rëndësinë e Turqisë në çështjet që lidhen me Sirinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme