Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka lavdëruar homologun e tij nga Egjipti, Abdel Fattah el-Sisi, gjatë takimin e tyre më 3 prill, duke thënë se ai ka bërë “punë të mrekullueshme” dhe SHBA qëndron prapa Egjiptit.
Të dy liderët janë pajtuar në rëndësinë e avancimit të paqes në Lindjen e Mesme, posaçërisht në Libi, Siri dhe Jemen. Në deklaratën e përbashkët, thuhet gjithashtu se dy liderët duan të mbështesin dhe ndihmojnë procesin e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Trump dhe Sisi gjithashtu janë pajtuar se militantët islamikë duhet të mposhten vetëm përmes mjeteve ushtarake dhe se ata “janë pajtuar në nevojën e njohjes së natyrës pasqësore të islamit dhe myslimanëve në mbarë botën”.
Përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë, adminstrata e Trumpit tha se ky takim do të përdoret për të përmirësuar raportet mes SHBA-së dhe aleatit shumëvjeçar në Lindjen e Mesme.