Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk është e befasuar nga fitorja e Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley ju ka thënë gazetarëve se presidenti Donald Trump nuk e ka telefonuar homologun e tij rus për ta uruar për fitoren.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Rusinë, transmeton Reuters.
“Ne do të punojmë që të kultivojnë marrëdhënie me Rusinë dhe do të vendosin barriera kur Rusia të kërcënojnë interesat tona. Por, ne gjithashtu kërkojmë hapësira për të punuar së bashku, kur u shërben interesave tona”, ka thënë ai.
“Nuk jemi të befasuar me rezultatin” e zgjedhjeve në Rusi, ka thënë tutje Gidley, përcjell REL.
Putin ka fituar mandatin e katërt presidencial.
Sipas rezultatateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi, me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Putin ka fituar 76 për qind të votave.