Trump sërish kritikon aleatët e NATO-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i përsëriti kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, rreth shpenzimeve të tyre në mbrojtje.

“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë në NATO shumë më shumë se çdo vend tjetër. Kjo nuk është e drejtë e as e pranueshme”, tha Trump në Twitter.

“Vendet i kanë rritur kontributet prejse unë kam marrë detyrën, por ato duhet të bëjnë më shumë”, tha ai.

Presidenti amerikan i bëri këto komente në prag të samitit të NATO-s që mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel.

Vendet anëtare të NATO-s janë angazhuar për shpenzimin e 2% të bruto prodhimit vendor në mbrojtje deri në vitin 2024, por vetëm pak prej tyre e kanë arritur këtë cak ose i janë afruar atij.

Marrë parasysh edhe mosmarrëveshjet tregtare midis Uashingtonit dhe disa partnerëve të tij në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, komentet e fundit të Trumpit sugjeronë se takimi në Bruksel mund të jetë i tensionuar.

Jaën e ardhshme, Trump do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në Helsinki. Ky takim po ashtu i ka shqetësuar aleatët amerikanë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme