Trump sulmoi Sirinë, por në 2013’n ai kundërshtoi Obamën

Në vitin 2013, Presidenti amerikan, Donald Trump, që mbrëmë ka marrë vendim të sulmoj caqet e kontrolluara nga presidenti Bashar Al-Assad, kishte kërkuar nga ish-presidenti Barack Obama që të mos i përgjigjej presionit për të ndërhyrë në Siri edhe përkundër sulmeve të dyshuara kimike.

Ai kishte shkruar një numër të madhe të statuseve në “Twitter”, që mos të shkohej në Siri.

Mirëpo tash ai nuk ndjehet mirë për komentet e tij. Por ka treguar se ajo çka ai kishte thënë vite më parë në mediat sociale nuk pasqyron domosdoshmërisht një qëndrim të tij.

Trump ka treguar se kur ka parë videot e fëmijëve në Siri pas sulmit kimik, ka ndryshuar pikëpamjet e tij ndaj Sirisë dhe Asadit, shkruan CNN.

Ai është takuar me këshilltarët e tij të lartë ushtarakë dhe të politikës së jashtme në Florida për të diskutuar marrjen e masave në Siri pas sulmit kimik të kësaj jave, transmeton Insajderi.

Mirëpo kur Obama kishte konsideruar se duhet marr veprime për gjendjen në Siri, Trump kishte deklaruar se ai do të ishte një “gabim i madh”.

“Presidenti duhet të marrë miratimin e Kongresit para se ta sulmoj Sirinë ai do të ishte një gabim i madh “, kishte thënë Trump.

Gjatë një debati, Trump i kishte thënë Obamës që mos të ndërmarr veprime, madje e kishte quajtur edhe “budalla”.

Gjithashtu Trump përveç që kishte ofenduar ish presidentin Barack Obama ai i kishte thënë edhe për kundër kanditaden e tij Hillay Clinton, se ajo do ta shkaktonte Luftën e Tretë Botërore nëse ajo fiton si presidente.

Hillary Clinton “do të fillojë një luftë në Siri, që do qojë në Luftën e Tretë Botërore”, kishte thënë Trump. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme