Trump: Tani unë mbaj përgjegjësi kur bie fjala për Sirinë

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë ditës së djeshme mbajti konferencë për media për sulmin kimik që u bë kundër civilëve sirianë, ku numri mbërriti në 86 përfshirë edhe shumë fëmijë.

“Tani linja kaloi mbi mua”, ka thënë Trump para medieve, duke thënë se tash e tutje Sirinë dhe liderin Bashar al-Assad do ta shohë me sy tjetër, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

“Unë tani kam më shumë përgjegjësi, këto përgjegjësi do t’i kryej me shumë vullnet kur bie fjala te Siria, ka thënë Trump ndër të tjera.

Gjatë fjalimit të tij, Trump e quajti dështim punën e ish-presidentit Barack Obama për t’iu përgjigjur kërcënimit të vijës së kuqe.

Trump e dënoi ashpër këtë sulm, me ç’rast tha se veprimi që ata bënë është i tmerrshëm dhe për t’u urryer, pasi po i marrin jetën njerëzve të pafajshëm, fëmijëve, grave e madje edhe foshnjave që ende nuk e shijuan këtë botë.

“Veprimet monstruoze nga regjimi i Assadit nuk mund të lejohen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me aleatët tanë do ta dënojmë këtë sulm të tmerrshëm, ne do t’i qëndrojmë pranë Sirisë dhe njerëzve të pafajshëm”, tha Trump.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme