Trump thyen “rekordin” që deri tash e mbante George Washington

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Pasi u bë presidenti i parë amerikan që do të ushtrojë këtë detyrë pa mbajtur më parë asnjë post në administratën civile apo ushtarake amerikane, kur të hyjë në janar në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump do të bëhet edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë më i pasur në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por kush e mban këtë pozicion tani? Ai është një ndër Presidentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, një njeri i konsideruar vizionar të cilit i njihet merita për shumë nga vendimet që bënë Amerikën një vend të madh.

Bëhet fjalë për Presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara, quajtur ndryshe edhe si “Babai i Kombit”, George Washington.

Para se të bëhej President ishte një fermer, ushtar dhe sipërmarrës i suksesshëm. Pikërisht, falë aftësive në këtë fushë të fundit, para se të zgjidhej në krye të Shteteve të Bashkuara, pasuria e tij në atë kohë ishte e barasvlefshme me 525 milionë dollarë në ditët e sotme.

Përveç kësaj, ai është edhe Presidenti amerikan më i paguar. Rroga e tij ka qenë 2 për qind e GDP-së amerikane në 1789, ndërsa një tjetër fakt interesant është se George Washigton është i vetmi President amerikan që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo ishte ende në ndërtim.

Washington drejtoi Shtetet e Bashkuara nga 30 prilli i vitit 1789 deri më 4 mars të vitit 1797.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme