Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot kritikoi ashpër Pakistanin në “cicërimën” e tij të parë në vitin 2018, duke akuzuar vendin për mbrojtjen e terroristëve.
“Ata sigurojnë strehim për terroristët që po luftojmë në Afganistan, me pak ndihmë. Ka qenë shumë,” tha Trump.
Sipas tij, SHBA “pa mend” i dhanë Pakistanit “mbi 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 vjetëve” dhe, në këmbim, nuk fituan tjetër përveç “gënjeshtrave dhe mashtrimit”.
Pakistani, sipas Trump, mendon se “udhëheqësit amerikanë janë budallenj”.
Agjencia e lajmeve amerikane Associated Press thotë se është e paqartë pse Pakistani u zgjodh si objektiv i cicërimës së parë të Trump në vitin e ri.
Për një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Pakistanin për lejimin e ekstremistëve për të vepruar lirshëm në zonat kufitare me Afganistanin.