Trupi i pajetë i gjetur në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë! Trupi u dërgua në morg për ekspertizë

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim paraprak lidhur me gjetjen e  kufomës në lumin Shkumbin, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme pranë qendrës së Elbasanit, ku një peshkatar konstatoi trupin e pajetë dhe njoftoi autoritetet.


Sipas informacionit paraprak, dyshohet se viktima ka humbur jetën disa ditë më parë, ndërsa bëhet fjalë për një shtetas të moshuar ende të paidentifikuar.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar. 

Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.      

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë.  

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme