Në Kuvendin e Kosovës nga ora 10:00 kanë filluar homazhet e qytetarëve në nderim të ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.
Homazhet në Kuvend do të bëhen deri në ora 12:00 më pas do të mbahet një mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar.
Nga ora 13:30 deri në 14:45 arkivoli do të qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll.
Ndërsa nga 15:00-16:00 do të bëhen homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Ceremonia e varrimit bëhet nga ora 16:30 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. /Lajmi.net/