Truproja e Fatmir Limaj kërcënon gazetarin në Kuvend

Gazetari i Expressit, Mentor Gjergjaj, është kërcënuar nga truproja i zv. Kryeministrit Fatmir Limaj, teksa po ndiqte se çfarë po ndodhte para Zyrës së Presidentit, Hashim Thaci, tek i cili kishin shkruar Limaj dhe Ramush Haradinaj. Gazetarit Gjergjaj iu kërkua që të fshinte fotografitë, e kjo ndodhi në prezencë të zv.kryeministrit.

Truproja i Limajt ia ka fotografuar gazetarit kartelin e punës dhe ka tentuar që me dhunë t’i fshijë fotografitë, në të cilat shihej se zv.kryeministri shkoi të takohej me presidentin Thaçi.

Për këtë është njoftuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, si dhe ftuar Policinë që të kujdeset për sigurinë e gazetarit Mentor Gjergjaj si dhe të sigurojë që kërcënuesi të marr dënim të merituar.

AGK ka udhëzuar Mentor Gjergjaj që menjëherë të njoftoj policinë dhe të ketë kujdes të shtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme