Gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, mbajti fjalimin e tij në tryezën e drejtësisë në qendrën për studimin e demokracisë dhe qeverisjes, duke u shprehur se të gjithë gjyqtarët e këtij institucioni, por edhe familjarët e tyre mund të përgjohen në kohë reale.
Bani tha se integriteti i çdo gjyqtari është prezumuar dhe kush ka indicie duhet t’i adresojë në organet kompetente.
Erjon Bani: Lidhur me integritetin si GJKKO dhe SPAK dhe BKH janë institucione më të monitoruara, për shkak të ligjit. Jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët i nënshtrohen kontrollit periodik të pasurisë, monitorimit nga drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, dhe mund të përgjohen në kohë reale të gjitha komunikimet, të gjitha mesazhet.
Sa i takon integritetit, duhet të theksojmë një fakt që parimet ndërkombëtare dhe jurisprudenca e Strasburgut kanë një parim të rëndësishëm që prezumohet integriteti, besueshmëria e gjyqtarëve në momentin që janë emëruar. Kjo gjë prezumohet. Kush ka indicie në lidhje me integritetin duhet ti adresojë në organet kompetente. Nuk mund të behët gjyqi i gjyqtarit. Gjyqin e gjyqtarit e bën vetëm një gjykatë më e lartë. Këto janë parimet që duhet të kuptohet kjo.
Sa i takon kritereve që të bëhesh pjese e GJKKO ka një kontroll të posaçëm në organet e vettingut. Vettingu ishte më i thellë, dhe qëllimi ishte për të kthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Në momentin kur kalojmë këtë filtër ndryshe nga gjyqtarët e tjerë.
Integriteti këtu është prezumuar, kush ka dyshime ti adresojë në organet kompetente.
Vettingu që ui është bërë gjyqtarëve të GJKKO nuk i është bërë asnjë gjyqtari.
Është kontrolluar, pasuri, integriteti dhe pasuria, por është kontrolluar integriteti i familjarëve të tyre në rreth shumë të gjerë.