Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin “Përkrahje nga BE për sundimin e ligjit” organizon tryezë të rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:30 në sallën e Gjykatës së Apelit Manastir.
Njëherësh fjalim do të ketë zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban ku më pas do të pasojë prezantim i procesit të hartimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin gjyqësor.
Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është të nxisë debat midis ekspertëve për përmbajtjen e draft-ndryshimeve dhe plotësimeve në ligj të përgatitur nga një grup punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Ky është i dyti nga disa prej konsultimeve që Ministria planifikon të organizojë për të siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës për përmirësimin e kornizës ligjore për punën e Këshillit gjyqësor.
Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtejshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve në ligj. /MIA