“Klima ishte shumë e mirë në darkën me Zaevin, sikurse në dasëm”, ka qenë komenti i kryeministrit grek Aleksis Tsipras, sipas medieve greke, në lidhje me darkën mes dy kryeministrave që është mbajtur në Oteshevë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Mediumet greke kanë zbuluar edhe menynë e darkës, gjegjësishtë çfarë kanë ngrënë delegacion i Maqedonisë, Greqisë dhe ai evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka shkaktuar tensione tek të dy vendet. Në Shkup mbrëmë ka pasur protesta, ndërsa në Greqi qeveria është kritikuar ashpër nga opozita greke.
Partia opozitare greke “Demokracia e Re” sot përmes një njoftimi për media thekson se dje ka qenë dita më e rëndë dhe turpshme për Greqinë. Ata thonë se Aleksis Tsipras dhe Panos Kammenos lejuan që populli i IRJM-së të quhet maqedonas dhe të flet gjuhën maqedonase.
Përndryshe, pas nënshkrimit të marrëveshjes pritet edhe ratifikimi i saj në të dy kuvendet e vendeve nënshkruese.