Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë sot se Serbia ka mbështetës të çmuar, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai këtë e tha gjatë një takimi me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, ku ky i fundit theksoi se Greqia do ta mbështesë Serbinë sa i përket Kosovës dhe Metohisë, dhe se do e ndihmojë në zgjedhjen e këtij rasti, shkruan tanjug.rs, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Tsipras theksoi se Greqia e mbështet hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, pavarësisht vështirësive, duke shprehur besimin se anëtarësimi i plotë do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan./Indeksonline/