Tuchel e do Casemiron te Bayern Munich

Tuchel kërkon përforcime, e do Casemiron.

Bayern Munichu është duke e planifikuar sezonin e ardhshëm së bashku me Thomas Tuchel.

Dhe, trajneri gjerman e ka në kokë ekipin me të cilin do të paraqitet në edicionin 2023/24, shkruan Gazeta Express.

Mediumi gjerman “Kicker” raporton se ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat e do një përforcim në mesfushë në tentim që ta përmirësojë repartin, posaçërisht pozitën përpara mbrojtjes.

Emri më i pëlqyer i trajnerit Tuchel është ai i Casemiros, i cili verën e kaluar iu bashkua Manchester Unitedit dhe është bërë lojtar i rëndësishëm i “Djajve të Kuq”.

Casemiro e bëri një karrierë të jashtëzakonshme në Real Madrid, me të cilin fitoi gjithçka për t’u larguar përfundimisht nga “Santiago Bernabeu” verën e kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme