“Tunde po të duash Edi prapë, po e ke në kosh të plehrave pasaportën europiane”, Berisha: Ja thirrja që u bëri shqiptarëve PPE-ja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Gramsh, është shprehur se Kongresi i Partisë Popullore Europiane (PPE) u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mbështesin Partinë Demokratike në zgjedhje.


Sipas Berishës, kjo thirrje është një mesazh i qartë për të mos votuar “armikun e votës së lirë”, duke iu referuar qeverisë aktuale dhe kundërshtarëve politikë.

Ai theksoi se mbështetja nga PPE është një sinjal i fortë i besimit ndaj PD-së dhe alternativës që ajo përfaqëson.

Sali Berisha: Unë isha para dy ditësh në Kongresin e 82 partive politike më të fuqishme të Europë, PPE, në të cilin merrnin pjesë udhëheqësit kryesorë të Europës. Miqtë e mi, aty me unanimitet u miratua një rezolutë.

Ajo rezolutë damkosi Edi Ramën si një njeri që minon votën e shqiptarëve. E damkosi Edi Ramën si një njeri që shtyp pluralizmin njëlloj si Lukashenko i Bjellorusisë. Si një njeri që shtetin e ka shndërruar në sipërmarrje të përbashkët me krimin. Si një njeri që plaçkit qytetarët e tij.

82 parti politike të Europës votuan në unanimitet për të denoncuar Edi Ramën si një njeri që shtyp opozitën. Si një njeri që manipulon zgjedhjet. Si një njeri që nuk respekton asnjë standard demokratik. Ata i bënë thirrje Europës dhe institucioneve ndërkombëtare të vëzhgoni me lupë Edi Ramën dhe zgjedhjet. U bënë thirrje shqiptarëve të votoni PD-në, mos votoni armikun e votës së lirë. Mos votoni armikun e pluralizmit. Mos votoni atë u vjedh dhe u varfëron. Mos votoni atë që ka lidhje me krimin dhe u shtyp të drejtat tuaja me bandat si ajo e Elbasanit, Shkodrës, Durrësit dhe me radhë.

Miq, lexoni rezolutën. Rezoluta kërkon që çdo gjë të kushtëzohet. Rruga e Shqipërisë drejt Europës të kushtëzohet. Pra, në qoftë se duam të shkojmë drejt Europës, pasaporta e Edi Ramës përfundoi në kosh të plehrave.

Tunde po të duash Edi prapë, po e ke në kosh të plehrave. Ndaj miq, është një ndarje e madhe me 11 Maj. Ndahemi me një të shkuar shumë, shumë të hidhur. E kemi në dorën tonë të votojmë për veten tonë, të votojmë për të ardhmen e Shqipërisë, të votojmë për rikthimin në Shqipëri të qindra mijëra bijve dhe bijave që u larguan.

Të votojmë që këta të rinj të ndërtojnë këtu në Shqipëri ëndrrën e tyre më të bukur, përndryshe historia do jetë e pamëshirë. Çfarë ndodh sot miqtë e mi? Pyesni pak të gjithë, socialistë e çfarë janë, si ka mundësi që ka qeverisur 12 vite dhe nuk del njëherë para jush, nuk del këtu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme