Turizmi shqiptar po i rikthehet nivele të vitit 2019. Në vendin tonë gjatë muajit qershor kanë hyrë 604 mijë shtetas vetëm 4% më pak se në gjatë vitit normal.
Si një nga vendet me më pak kufizime në Europë shumë turistë kanë gjetur veten në vendin tonë, por turistët nga Lindja e Mesme janë ata që kanë bërë diferencën këtë vit thonë turoperatorët:
Besnik Vathi: “Kryesisht turizmi në kryeqytet përqendrohej në Pranverë dhe Vjeshtë, por kjo është vera e parë që hotelet e Tiranës janë plot. Tanimë ka njerëz që qëndrojnë, hanë dhe shëtisin nëpër Tiranë.”
Top Channel