Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesditës së sotme në alpet mes Valbonës dhe Thethit.
Disa turistë kanë humbur rrugën dhe më pas dyshohet se kanë rënë në një greminë.
Nga të dhënat e para dyshohet se një prej turistëve ka humbur jetën, dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.