Türkiye, kapen 32 të dyshuar që po përgatiteshin të sulmojnë sinagogat, kishat dhe ambasadën e Irakut

Përmes një operacioni të përbashkët të kryer nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) dhe policisë së Türkiyes, u kapën 32 të dyshuar që po përgatiteshin të sulmojnë sinagogat, kishat dhe ambasadën e Irakut, nga të cilët 3 prej tyre të ashtuquajtur përgjegjës të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, MIT përcaktoi se i ashtuquajturi përgjegjës për strukturën e organizatës terroriste DEASH-it për Türkiye-n, Micbel el-Shuveyhi me emrin e koduar “Abu Yakin el Iraki”, Muhammed Hilaf İbrahim İbrahim me emrin e koduar “Ebu Leys” ishte në përgatitje për sulm ndaj sinagogave dhe kishave në Türkiye si dhe İyheb Elani me emrin e koduar “Abdullah el Cumeyli” ndaj ambasadës së Irakut.

Mësohet se 3 terroristët në fjalë dhe 29 të dyshuar të cilët u konstatuan se kanë lidhje me ta, u kapën në një operacion të kryer në mëngjes në 9 qytete me punën e koordinuar të MIT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Në operacion u konfiskuan materiale të shumta digjitale të organizatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme