Gjykata Themelore e Mitrovicës ka marr vendim për 30 ditë paraburgim për ish-eprorin e UÇK-së, Nuredin Lushtakun, i cili së bashku me djemtë dhe vëllain sulmuan dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Skenderaj.
Reagimet nga politika ishin të pakta pas kësaj ngjarje që ka ndodhur.
Nëj ndër të parët që bëri reagim kundër Lushtakut ishte Vlora Çitaku.
Ndërsa, të tjerët po thuajse heshtën. Heshti edhe Faton Klinaku, i cili nuk lë pothuajse asgjë pa komentuar kur përmenden ish-luftëtarët e UÇK-së, por për këtë rast nuk bëri zë.
Në këtë përleshje nuk ishte i përfshirë vetëm ish-eprori Nuredin Lushtaku, por pjesëtar i UÇK-së ishte edhe njëri nga policët aty.
Për këtë heshtje të opozitës ka shkruar edhe analisti politik prof. dr. Binak Maxharraj.
Ai thotë se heshtja e tyre është për t’u brengosur.
“Janë të patolerueshme heshtja së pari e liderëve politikë si Ramush Hradinaj, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Isa Mustafa, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli etj. e sidmos është e patolerueshme heshtja e Faton Klinakut i cili nuk deklarohet për rastin në fjalë sepse atje është sulmuar edhe veterani i luftës”, shkruan ndër tjera ai.
Shkrimi i plotë:
U SULMU POLICIA, PSE PO HESHTË OPOZITA?!
Më 2 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, nga një familje janë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë.
Të sulmohet policia për pretekst të një denimi me tiketë trafiku është diçka e tmerrshme, e papranushme për kohën në te cilën jetojmë.
Ky akt i shëmtuar i sulmit në policinë e shtetit është nën hetim e sipër nga policia, prokuroria dhe gjyqesia të cilat duhet të bejnë punën e vet sipas ligjit.
Vlora Çitaku nënkryetare e PDK është e para e cila fuqishëm e dënoj sulmin ndaj zyrtarëve policorë duke thënë që çdo sulm ndaj policisë konsiderohet si sulm ndaj shtetit.
Ky është reagimi i saj:
“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku.
Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë.
Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”.
Por, sipas pozitës zyrtare reagoi edhe Sindikata e policisë së Kosovës, por fuqishëm reagoj për sulmin ndaj policies edhe ministri i mbrendshëm Xhelal Sveçla i cili deklaroi se: Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi duke shtuar se:
“Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës”.
Por, derisa aktoret janë arrestuar