Turqi/ Gjykata merr vendimin për 6 gylenistët që u deportuan nga Kosova

Gjykata turke ka caktuar masën e siguris “arrest me burg”,  për gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY të sjellë në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) . 6  gylenistët akuzohen për “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi  për masën e sigurisë ndaj Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll.

Ndryshe, MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme