Turqi, nga sulmi terrorist në Van plagosen 48 persona

Kabineti i prefektit në Van, në juglindje të Turqisë, njoftoi se në sulmin e sotëm terrorist me autobombë ndaj objektit policor para godinës së AK Partisë janë plagosur 48 persona, prej të cilëve dy më rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se në mesin e të plagosurve janë 46 civilë dhe dy policë.

Nga ana tjetër ministri turk i Zhvillimit, Lutfi Elvan në mënyrën më të ashpër dënoi sulmin e sotëm terrorist në krahinën juglindore Van, para godinës së AK Partisë, në të cilën u plagosën dhjetëra persona.

“Terroristët nuk njohin as Bajram as festë. Terroristët, tradhtarët kanë kryer edhe sot një sulm afër objektit të partisë sonë dhe në afërsi të kabinetit të prefektit. Këtyre tradhtarëve u japim përgjigjen e duhur, ndërsa akoma më me vendosmëri vazhdojmë”, tha Elvan.