Policia turke arrestoi të martën 198 vetë, përfshirë ushtarë, për lidhje të pretenduara me grupin që fajësohet për një përpjekje grushti shteti 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në Turqi, kundër lëvizjes së predikuesit mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gulen, që nga përpjekja për grusht shtet më 2016.
Ankaraja thotë se përpjekja për rrëzimin e presidentin, Reccep Tayip Erdogan ishte urdhëruar nga Gulen, por ai e mohon fuqishëm akuzën.
Turqia pothuajse në baza ditore lëshon urdhër-arreste pavarësisht kritikave nga aleatët perëndimorë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.
Kryeprokurori i Izmirit lëshoi 304 urdhërarreste, përfshirë 295 kundër personelit ushtarak aktiv, raportoi Anadolu.
Ndërsa zyra e kryeprokurorit publik të Ankarasë tha të martën se lëshoi 47 urdhra arrestimi si pjesë e dy hetimeve të ndara.
Kritikët qeveritarë thonë se Ankaraja po godet disidentët, por zyrtarët turq argumentojnë se bastisjet janë të nevojshme për të hequr ndikimin e Gulenit në organet shtetërore.
Më shumë se 100.000 punonjës të sektorit publik janë shkarkuar ose pezulluar nga puna për lidhje të dyshuara me Gulenin që nga korriku i vitit 2016./rel