Kurti sërisht refuyon fteësn e Thaçit për takim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sërisht e ka refuzuar ftesën e presidentit Hashim Thaçi për ta takuar.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Kosovës, në një konferencë për media, ku ka folur për takimet që ka pasur me kryetarët e partive politike, përpos me atë të VV dhe Kryeministrin e Kosovës,  Albin Kurti.

“Fatkeqësisht kryeministri Kurti, kryetar i VV, kishte konfirmuar ftesën time të parë, e më pas më njoftoi për anulimin. Unë edhe dje e kam ftuar të takohemi e të bisedojmë për zhvillimet e reja, edhe sot kishte refuzim për të ardhur në takim, në tri mundësitë e mia që të takohemi në 10, 11, 12. Mendoj se do të ishte në interes të Kosovës të përafrojmë hapat”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme