Turqia dënon fuqishëm sulmin me armë kimike në Siri

Turqia dënon fuqishëm sulmin me armë kimike me përmbajtje të gazit helmues në Duma të Sirisë për të cilin ka dyshime të forta se është kryer nga regjimi sirian, i cili për përdorimin e armëve kimike njihet nga komuniteti ndërkombëtar, transmeton AA, përcjell Sakte.net

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se me një shqetësim të thellë është marrë lajmi se mbrëmë ka ndodhur një sulm të ri me armë kimike e cila në objektiv ka marrë qarkun Duma në Siri ku si pasojë kanë humbur jetën një numër i madh i civilëve.

“Dënojmë fuqishëm sulmin për të cilin ka dyshime të forta se është kryer nga regjimi, regjistri i të cilit për përdorimin e armëve kimike njihet nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo ngjarje tregon edhe një herë se janë hedhur poshtë vendimet numër 2118, 2209 dhe 2235 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për përdorimin e armëve kimike në Siri”, thuhet në deklaratë.

Duke shprehur pritjen për reagimin e komunitetit ndërkombëtar kundër sulmit në fjalë dhe për fillimin e menjëhershëm të hetimeve në lidhje me rastin nga organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, në deklaratë thuhet:

“U bëjmë thirrje palëve me ndikim mbi regjimin sirian që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm duke i përmbushur përgjegjësitë e tyre për dënimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtyre sulmeve që paraqesin krim ndaj njerëzimit, që civilët i marrin në objektiv pa ndonjë dallim dhe po përsëriten meqë nuk janë marrë masat ndaj sulmeve të mëparshme”.

Ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore njoftuan se në sulmin e djeshëm me armë kimike të regjimit të Asadit ndaj vendbanimeve civile në qarkun Duma, kanë humbur jetën 40 civilë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme