Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, tha se Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) deri më sot ka sjellë 80 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO nga 18 shtete në Turqi, ndërsa e cilësoi si sukses të madh operacionin në Kosovë gjatë të cilit në Turqi u ekstraduan gjashtë pjesëtarë të lartë të organizatës, transmeton koha.net.
“Në kuadër të operacioneve jashtë vendit, MIT i ka shkaktuar goditje të madhe FETO-s. Ajo që ndodhi në Kosovë ishte një sukses i madh”, tha Bozdag.