Turqia ia bën të qarta vijat e kuqe SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë që t’i dëmtojnë marrëdhëniet me aleatin e vet në NATO, Turqinë, nëse vendosin që t’i përfshijnë forcat kurde në luftën për ta rimarrë Raqqan, kryeqytetin de fakto të Shtetit Islamik (ISIS).

Kështu ka thënë sot kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, transmeton Express.

Turqia dhe SHBA-ja janë në një mosmarrëveshje rreth planeve të SHBA-së për ta çliruar Raqqan, me Turqinë që po insiston se ushtria e saj dhe forcat aleate siriane duhet të nisin luftën dhe se kurdët sirianë të mbështetur nga SHBA-ja duhet të përjashtohen nga kjo.

“Nëse SHBA-ja i preferon organizatat terroriste para Turqisë në luftë kundër ISIS-it, do të ishte vendim i tyre, por kurrë s’do të ishte diçka me të cilën ne do të pajtoheshim,” ka thënë Yildirim për AP

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme