Turqia ka ngritur 290 km mure me Sirinë kundër refugjatëve

Mure nuk ngre vetëm Donald Trumpi. Edhe Turqia ka përparuar shumë me projekte të tilla përgjatë kufirit me Sirinë.

Deri më tani, një distancë prej 290 km vijë kufitare është mbyllur me mur. Projekti është përmbushur kështu në gjysmën e tij. Turqia ka planifikuar të bllokojë 511 km nga ajo pjesë e kufirit, që konsiderohet problematike. Blloqet e betonit janë 3 metra të lartë, 2 metra të trashë, peshojnë 7 ton dhe në pjesën e sipërme janë të rrethuar me tela me gjemba. Përgjatë murit ka rrugë dhe kulla përmes të cilave forcat ushtarake mbikëqyrin zonën.

Autoritetet në Ankara thonë se qëllimi kryesor është të bllokojë kontrabandën e armëve, ndihmat dhe hyrje – daljet e jashtëligjshme për organizatat terroriste si Shteti Islamik apo militantët kurdë që Turqia gjithashtu i njeh si të tillë.

Por organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se më të dëmtuarit janë civilët, të cilëve u hiqet një mundësi e madhe për ti shpëtuar masakrave dhe kushteve të mjerueshme të jetesës në Siri. Human Rights Watch ka akuzuar në disa raste Turqinë se ka qëlluar ndaj personave që kalonin ilegalisht kufirin.

Por autoritetet turke kanë ashpërsuar politikat kundër refugjatëve dhe migracionit pas krizës së vitit 2015, kur mbi 1 milionë refugjatë dhe emigrantë u dyndën në shtetet europiane për të kërkuar azil. Shumica dërrmuese e tyre shfrytëzuan territorin turk për të kaluar në Europë. Kjo është edhe arsyeja pse Bashkimi Europian ka heshtur për këtë mur, që është kundër parimeve themelore të Brukselit. Mes Turqisë dhe Bashkimit Europian ka një marrëveshje që Ankaraja të mos lejojë fluksin e refugjatëve të vijojë rrugën drejt Europës. Aktualisht në këtë vend kanë gjetur strehë mbi 3 milionë sirianë.

Prej nisjes së konfliktit sirian në 2011-ën, të paktën 5 milionë sirianë jetojnë jashtë vendit, kryesisht në kampet e vendeve fqinje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme