Kryeministri i Turqisë deklaroi se rebelët sirianë dhe ushtria e tij kanë dëbuar “të gjitha organizatat terroriste” nga kufiri turko-sirian, raporton “BBC”.
Binali Yildirim bëri qëtë njoftim në lidhje me sukseset ushtarake të Ankarasë në një fjalim televiziv të dielën.
“Falë Zotit, sot, nga Azazi në Jarablus, 91 kilometrat e vijës kufitare me Sirinë janë spastruar plotësisht – tha ai- Të gjitha organizatat terroriste janë tërhequr… janë zhdukur.”
Vëzhguesit nga ana tjetër, thanë se prania e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) në kufi kishte përfunduar.
Turqia tha gjithashtu se i përshkruan grupet kurde si terroriste