Turqia kërcënon Greqinë, pas refuzimit për ekstradimin e ushtarëve puçist

Greqia sot ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tetë ushtarëve turq të cilët Qeveria e Erdoganit i akuzon për pjesëmarrje në puçin ndaj shtetit.

Turqia i kërkoi Greqisë ekstradimin e ushtarëve turq, duke pohuar se ata kanë qenë të përfshirë në tentim puç, si dhe i ka cilësuar ata si tradhtarë. Mirëpo, gjykata greke tha se mundësitë që ushtarët turq të përballeshin me gjykim të drejtë në Turqi janë shumë të pakta, prandaj edhe vendosi kundër ekstradimit.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar për vendimin, duke i akuzuar kështu grekët se po i mbrojnë puçistët.

Kjo ministri lëshoi një komunikatë dhe tha se marrëdhëniet mes dy vendeve do të rishikohen.

“Edhe një herë Greqia, një aleat dhe fqinj, ka dështuar që t’i përmbushë obligimet themelore në luftë kundër terrorizmit,” ka thënë ministria turke.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme