Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ia ka dërguar ShBA-së një dokument tjetër duke kërkuar arrestimin e klerikut Fethullah Gulen, i cili jeton në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvania e i cili akuzohet nga Ankara për kurdisjen e tentim puçit më 15 korrik.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, ka thënë sot se Bozdag ia ka dërguar ShBA-së dokumentin e dytë të shkruar për të kërkuar arrestimin e Gulenit.
Kjo agjenci nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër, raporton AP, përcjell Express.
Ankara e ka kërkuar ekstradimin e Gulenit për puçin e dështuar, nga i cili mbeten të vdekur 271 njerëz.
Por, Uashingtoni i ka kërkuar prova Ankarasë për përfshirjen e klerikut, duke thënë se procesi i ekstradimit duhet patjetër të zhvillohet në mënyrë natyrale.