Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlyt Çavushogllu pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov bëri të ditur përkrahjen e tij dhe të Turqisë ndaj Maqedonisë në rrugën e saj në integrimin euro-atlantik dhe në zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet saj dhe Greqisë, njofton Portalb.mk.
Çaushogllu“Në rajonin e Ballkanit ka pasur zhvillim serioz të ngjarjeve dhe për këtë edhe u realizuan këto takime të rëndësishme sot në Shkup. U takuam edhe Ivanovin por tash edhe me Nikolla Dimitrovin me qëllim që të shprehim përkrahjen e Turqisë në rrugën për zbatim të reformave të nevojshme për integrim euro-atlantik.Turqia do të përkrahë Maqedoninë në të gjitha pikëpamjet. Sa i përket çështjes e emrit është një padrejtësi e madhe që i bëhet Maqedonisë, prandaj ne do të forcojmë Maqedoninë që të arrihet një zgjidhje për të mirën e saj. Ne do të ndikojmë edhe në shtete e tjera që të ndihmojnë dhe ndërmjetësojnë në këtë çështje, jo për të bërë ndërhyrje, por për të lehtësuar zgjidhje”, tha Çaushogllu.
Ai gjithashtu tha se Maqedonia paraqet një shtet i rëndësishëm edhe për stabilitet politik e ekonomik të tërë rajonit.
“Stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm për stabilitetin ekonomik dhe politik të rajonit. Interesi tregtar paraqet një pikë kyçe për raportet tona, ngaqë ka shumë investime turke në Maqedoni, dhe kjo do të vazhdojë edhe më tek që të zhvillohet një ekonomi e përbashkët”, tha Çaushogllu.
Ai gjithashtu solli edhe porositë e kryeministrit dhe kryetarit të Turqisë për vizitë të Zoran Zaevit dhe Gjorge Ivanov për vizitë në Turqi.
Ndërsa minstri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov u shpreh i kënaqur nga biseda dhe takimi i tij me ministrin Çaushogllun, ngaqë siç shprehu ai, ky është takimi i parë i zyrtarit turqk në Maqedoni, në 25 vjetorin e fillimit të diplomacisë së Maqedonisë.
“Ky takim në Maqedoni është takim simbolik, dhe është i pari që ministri i parë i jashtëm i Turqisë i cili e takoi Maqedoninë pikërisht në 25 vjetorin e fillimit të raporteve diplomatike. Ne patëm mundësi të njihemi bashkërisht dhe të shprehim bashkëpunim”, tha Dimitrov.
Edhe Dimitrov bëri të ditur se pjesë e takimit kanë qenë edhe zhvillimi i tregtisë,
“Diskutuam edhe për zhvillimin e tregtisë për ekonomi më të zhvilluar, kjo e bazuar në institucione të pavarura dhe të fuqishme, ku fokusi do të jetë në integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, jo se pse duam të jemi pjesë, por se duam të bëhemi pjesë e vlerave për të cilat thirren këto shtetet anëtare”, tha Dimitrov.
Ai tha se “me Turqinë ne nuk ndajmë kufi, por thuajse ndajmë kufi i cili është i hapur gjithmonë për ne”.
Krahas përkrahjes në rrugën euro-atlantike, në këtë takim u diskutua edhe për mënyrën se si më lehtë dhe më mirë të luftohet me krizën e emigrantëve.
Pas kësaj ata do të shkojnë në takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev