Turqia me donacion prej 30 mijë vaksina “Sinovak” për Maqedoninë e Veriut

Turqia do të dhurojë 30.000 vaksina “Sinovak” për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi për këtë me statusin e profilit të tij në Fejsbuk. Dje, ai dhe kryeministri Zoran Zaev bënë vizitë pune një ditore në Turqi.

“Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, na kumtoi se ata po dhurojnë 30.000 vaksina nga prodhuesi “Sinovak”. Ky gjest i solidaritetit është një tregues tjetër i miqësisë dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve. Shumë falënderime për popullin turk dhe presidentin Erdogan”, tha Filipçe në Fejsbuk.

Në darkën e punës dje në Stamboll u përqëndrua në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të mbushura me bashkëpunim dinamik në disa fusha, informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme