Ngjarjet e fundit në Turqi ku u tentua grusht shteti kanë prodhuar zhvillime të rëndësishme dramatike jo vetëm brenda këtij shteti. Turqia ka nisur të reflektojë edhe në politikat e saj të jashtme, si dhe të rivlerësojë marrëdhëniet me shtetet që u vunë në krah të puçistëve. Ndonëse në Kosovë institucionet shtetërore dolën në mbrojtje të qeverisë së zgjedhur me votë demokratike, megjithatë, nuk ishte i vogël numri i medieve dhe opinionistëve që sulmuan qeverisjen e presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe arsyetuan veprimet e puçistëve.
Tash së fundmi, ambasadori turk në Serbi, Mehmet Kemal Bozay ka deklaruar se populli serb mundet më mirë se cdo
popull tjetër ta kuptojë dëshirën e popullit turk për të ruajtur unitetin dhe integritetin e vendit të tyre.
Bozay në një takim në Institutin e Studimeve Evropiane në Beograd, ka thënë se grusht shteti i fundit në Turqi ishte një goditje kundër unitetit dhe integritetit të shtetit turk. Ai është shprehur se populli turk I njohi shkatërruesit dhe i parandaloi komplotistët. Bozay ka vënë në dukje se ka vënë në dukje se grusht shtetin nuk e ka dënuar vetëm qeveria turke, por se ai u dënua unanimisht nga të gjitha partitë e tjera parlamentare. Kjo, sipas tij, flet se turqit mund të kenë pikëpamje të ndryshme politike dhe përkatësi partiake, por se ata bashkohen në kohë të vështira, njofton portali Sakte.net
“Serbët e dinë këtë mirë, sepse kombi serb është ky lloj i kombit. Populli serb mund të na kuptojë neve shumë më mirë se popujt tjerë”, deklaroi Bozay. Ai ka shprehur bindjen se pas kësaj Turqia do të mbijetojë dhe të jetë edhe më e fortë.
“Turqia është themeluar nga Mustafa Qemal Ataturku gjatë luftës së madhe për pavarësi dhe ne nuk do të lejojë askënd të rrëmbej një shtet laik demokratik nga duart e popullit turk”, është deklaruar ambasadori turk në Serbi, Mehmet Kemal Bozay./Sakte.net