Presidenti turk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm për shkak të grusht shtetit të dështuar të së premtes, transmeton koha.net.
Reces Tayyip Erdogan e ka deklaruar këtë pas një mbledhje me kabinetin e tij në Ankara.
Gjendja e jashtëzakonshme duhet për “të larguar këtë kërcënim sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Erdogan, duke shtuar se do të forcoj vlerat e demokracisë, sundimin e ligjit dhe lirisë.
Presidenti turk lavdëroi ata që janë vrarë duke luftuar kundër grusht shtetit duke i quajt ata si “martirë”.
Kombi “nuk do to harrojë trimërinë dhe sakrificën e atyre që humbën jetën”, shtoi ai.